Fatjon Cuka
25 Gusht 2023•Përditësim: 28 Gusht 2023
Në Shqipëri ka filluar kampionati i volejbollit në rërë "Tirana Open 2023", që do të vazhdojë për disa ditë me radhë, raporton Anadolu.
Kampionati mbahet në Sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërkohë ndeshjet e para tërhoqën edhe interesin e sportdashësve.
Eventi sportiv që do të mbahet në datat 25-27 gusht organizohet nën bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe Klubit Sportiv Tirana, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.
Sipas organizatorëve, ky është një aktivitet i cili promovon sportin e volejbollit si atraksion turistik, ndërsa pjesë janë ekipe të meshkujve dhe femrave.
Ndërkohë, pjesë e kampionatit do të jenë sportistë profesionistë dhe amatorë nga Shqipëria dhe Kosova.