Dejan Maksimoviç
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
LONDËR (AA) – Trajneri i Manchester City, Josep Pep Guardiola, është "Special One" i duhur, e jo kolegu i tij në pankinën e rivalit të qytetit Jose Mourinho, thotë Roy Keane, kapiteni i dikurshëm i Manchester United, klub të cilin momentalisht e udhëheq trajneri portugez, raporton Anadolu Agency (AA).
Keane, i cili gjatë periudhës së Sir Alex Ferguson në Old Traford ishte një nga lojtarët kyç të United, për rrjetin britanik ITV tha se më shumë është impresionuar nga Guardiola se nga njeriu që qëndron ulur në pankinën e ish-klubit të tij.
City i Guardiola-s në hapjen e sezonit shënoi shtatë fitore të njëpasnjëshme në të gjitha garat, ndërsa Keane pret ta mbajë këtë formë.