Yunus Kaymaz
31 Maj 2019•Përditësim: 01 Qershor 2019
Klubin më të madh futbollistik do ta përcaktojë ndeshja e sotme e finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet mes klubeve angleze, Liverpool dhe Tottenham, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja do të fillojë në ora 21.00 në stadiumin Metropolitano në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Arbitri i kësaj ndeshje do të jetë slloveni Damir Skomina, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Jure Praprotnik dhe Robert Vukan nga i njëjti vend. Spanjolli Antonio Mateu Lahoz do të jetë arbitri i katërt.