Mehmet Fatih Duman
17 Nëntor 2017•Përditësim: 18 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) – Në organizim të Federatës Ndërkombëtare të Asociacioneve të Futbollit (FIFA) të enjten, më 23 nëntor, do të mbahet në Stamboll Samiti i Futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të Federatës Turke të Futbollit (TFF) theksohet se në këtë do të marrë pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të asociacioneve anëtare të FIFA-s.
Siç bëhet e ditur, përfaqësuesit e federatave të futbollit, gjatë samitit do të bisedojnë për një sërë temash strategjike të cilat paraqesin nismat për reforma brenda FIFA-s.
Planifikohet që pas samitit në një konferencë të përbashkët për shtyp të flasin presidenti i FIFA-s, Infantino dhe ai i federatës turke, Yildirim Demiroren.