Can Erözden
10 Shtator 2021•Përditësim: 13 Shtator 2021
Turneu "US Open" 2021 do të shohë një finale mes tinejxhereve në ndeshjen teke për femra pasi 18-vjeçarja Emma Raducanu do të luajë kundër 19-vjeçares Leylah Fernandez të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenistja britanike Raducanu mposhti tenisten greke, e cila radhitet e 17-ta, Maria Sakkari 6:1, 6:4 në sete të enjten në gjysmëfinalen e zhvilluar në stadiumin "Arthur Ashe".
Më herët gjatë ditës, tenistja kanadeze Fernandez rezervoi vendin e saj në finale pasi mposhti tenisten bjelloruse Aryna Sabalenka, e cila është e dyta në botë.
Fernandez, e cila mbushi 19-vjeç këtë javë, fitoi ndeshjen me setet 7:6 (7:3), 4:6 dhe 6:4.
Kjo do të jetë finalja e parë Grand Slam mes Raducanu dhe Fernandez.
"US Open" tha se kampioni do të fitojë trofeun 2021 dhe një shpërblim prej 2.5 milionë dollarësh. Nënkampioni, ndërkohë, do të kthehet në shtëpi me 1.25 milion dollarë.
Gjithashtu, kjo do të jetë finalja e parë "US Open" e tinejxhereve që nga edicioni 1999 i turneut të madh kur tenistja amerikane Serena Williams mundi kundërshtaren e saj zvicerane Martina Hingis duke fituar titullin në New York.