Ekip
15 Korrik 2020•Përditësim: 15 Korrik 2020
Periudha verore e transferimeve në Premier Ligë do të zgjasë për 10 javë deri më 5 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sezoni 2020-21 do të fillojë një muaj më vonë nga sa ishte planifikuar në shtator. Periudha e transferimeve do të hapet më 27 korrik, një ditë pasi të përfundojë sezoni i vonuar nga pandemia, njoftoi liga të mërkurën pas një vendimi të sjellë nga klubet.
Klubet e Premier Ligës do të kenë afat nga 5 deri 16 tetor për të nënshkruar me lojtarët huazimet ose qëndrimin më të gjatë nga 72 ekipe në Ligën e Futbollit Anglez.
FIFA duhet të aprovojë planet e periudhës verore të transferimit.