Dejan Maksimoviç
18 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
SHKUP (AA) – Wayne Rooney, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit anglez pas ndeshjes së mbrëmshme emocionale miqësore me Francën, ka thënë se lojtarët i dërguan botës një mesazh të fortë të unitetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Para ndeshjes në "Wembley" tifozët e të dyja përfaqësueseve së bashku kënduan himnin kombëtar francez, dhe lojtarët e përqafuar në qendër të fushës nderuan me një minutë heshtje viktimat e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris.
"Ne duhet të rrimë së bashku në këto kohë të vështira. Futbolli është një lojë globale, dhe siç tha trajneri francez Didier Decshamps, kjo nuk ka të bëjë me fetë apo racat, por për unitetin. Çdokush mund të luajë futboll. Shpresoj se kemi treguar që nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e botës vini, ne mund jemi unik. Ishte kjo një natë e vështirë për të gjithë, veçanërisht për lojtarët, stafin dhe ekipin kombëtar francez", ka thënë Rooney për mediat britanike.