Can Erözden
25 Gusht 2020•Përditësim: 26 Gusht 2020
Tre atletë turq janë infektuar me koronavirus (COVID-19), njoftoi të hënën Federata Turke e Atletikës (TAF), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas testimeve të rregullta, tre atletë dhe një pjesëtar i stafit të TAF rezultuan pozitiv ndaj COVID-19, thuhet në një deklaratë, pa zbuluar identitetin e tyre.
Federata shtoi se rastet pozitive, të cilët janë "asimptomatikë", po kalojnë në izolim dhe trajtim.