Hüseyin Burak Demirer
11 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Sulmuesi francez Antoine Griezmann u zgjodh lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian të Futbollit EURO 2016, ku me gjashtë golat e tij të shënuar njëkohësisht ishte edhe golashënuesi më i mirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka publikuar rezultatet e zgjedhjes së jurisë profesionale, të cilët si lojtarë më të mirë të EURO 2016 shpallën 25-vjeçarin Griezmann.
Griezmann me gjashtë gola dhe dy asistime fitoi edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë. Pas tij është portugezi Cristiano Ronalso me tre gola dhe tre asistime, si dhe francezi Olivier Giroud me tre gola dhe dy asistime.
Juria profesionale e UEFA-s ka përzgjedhur edhe ekipin më të mirë të EURO-s së fundit, në përbërje të së cilës kanë hyrë katër lojtarë të kampionit evropian, Portugalisë, tre nga ekipi kombëtar i Gjermanisë dhe nga dy lojtarë të Francës dhe Uellsit.
Në më të mirët e EURO 2016 janë: Rui Patricio (Portugali), Joshua Kimmich (Gjermani), Jerome Boateng (Gjermani), Pepe (Portugali), Raphael Guerreiro (Portugali), Toni Kroos (Gjermani), Joe Allen (Uells) Antoine Griezmann (Francë), Aaron Ramsey (Uells), Dimitri Payet (Francë) dhe Cristiano Ronaldo (Portugali).
Juria profesionale e UEFA-s përbëhej nga Ioan Lupescu, Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Sava Millosheviç, Peter Rudbaek, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-Francois Domergue, Gines Melendez dhe Jean Paul Brigger.