Bakir Tiro
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Kongresi i rregullt i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në vend të datës së përcaktuar më herët 23 mars do të mbahet më 3 maj të vitit 2016, njoftojnë nga UEFA, raporton Anadolu Agency (AA).
Arsyeja për këtë është kongresi zgjedhor i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) i caktuar për datën 26 shkurt, në të cilin duhet të zgjedhet president i ri, për çka siç thonë në UEFA dëshirojnë të fitojnë në kohë.
Në kongresin e UEFA-s vitin e ardhshëm mes temave do të jetë edhe pranimi eventual i Federatës së Kosovës në familjen evropiane. Nëse kjo ndodhë, përkundër kundërshtimit të Serbisë, kombëtarja e Kosovës do të mund të kyçet në mënyrë shtesë në njërën nga grupet kualifikuese për Kampionatin Botëror Rusi 2018.
Deri më tani, për anëtare të UEFA-s janë pranuar shtete të pranuara mes vete dhe anëtare të Kombeve të Bashkuara, që në rastin e Kosovës do të bënte përjashtim. Nëse kjo ndodhë, atëherë largohen pengesat që Kosova të bëhet anëtare edhe e FIFA-s.