Yunus Kaymaz
05 Shtator 2019•Përditësim: 06 Shtator 2019
Tenisti spanjoll Rafael Nadal avancoi në finalen e turneut të madh US Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e çerekfinales së kampionatit të fundit Grand Slam të sezonit, bartësi i dytë, Nadal, u përball me argjentinasin Diego Schwartzman, bartës i 20-të.
Nadal, kampion i trefishtë i këtij turneu që mbahet në New York, dominoi përballë Schwartzman, duke e mposhtur me rezultatin 3-1 në sete, gjegjësisht 6-4, 7-5 dhe 6-2.
Rafael Nadal në gjysmëfinale do të ndeshet me bartësin e 24-të, italianin Matteo Berrettini, i cili në çerekfinale ishte më i mirë se bartësi i 13-të, francezi Gael Mofils, përballë të cilit triumfoi me rezultatin 3-2 në sete, 3-6, 6-3, 6-2, 3-6 dhe 7-6.
Ndërkaq, në kategorinë e femrave, bartësja e 15-të, kanadezja Bianca Andreescu, siguroi biletën për në gjysmëfinalen e parë në Grand Slam pasi fitoi kundër belges Elise Mertens, bartëse e 25-të, me rezultatin 2-1 në sete, 3-6, 6-2 dhe 6-3.
19-vjeçarja Andreescu në gjysmëfinale do të luajë përballë zviceranes Belinda Bencic.