Bakir Tiro
18 Dhjetor 2015•Përditësim: 19 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Do të tërhiqem pas Kampionatit evropian në Francë vitin e ardhshëm. Do të bëj atë nëse çdo gjë të jetë siç kam planifikuar, theksoi Vicente del Bosque, trajneri i kombëtarës spanjolle të futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i cili më 23 dhjetor do të festojë ditëlindjen e 65, me kombëtarën e Spanjës ka fituar titullin e kampionit të botës në kampionatin 2010 në Afrikën e Jugut, dhe u bë kampioni aktual i Evropës në vitin 2012 në kampionatin në Ukrainë dhe Poloni.