Şenhan Bolelli
05 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
MADRID (AA) – Drejtori teknik i klubit kombëtar të Spanjës, Vicente del Bosque, e vlerësoi si “revolucion në futboll” fitimin e Premier Ligës angleze nga klubi modest Leicester City, duke pasur përballë klube shumë të fuqishme në aspektin financiar, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarin e AA-së, Del Bosque theksoi se ekipet të cilat zhvillojnë lojë ekipore kanë përparësi të madhe. Ai vlerësoi se “Leicester City dhe Atletico Madrid janë shembuj të mirë për futbollin. Këto janë ekipe që ngelin të tilla edhe jashtë fushe, organizohen mirë dhe tani po i korrin frutet e kësaj. Atletico Madrid po e dëshmon këtë tani më 2-3 vite. Tani këtë e arriti edhe Leicester City, me çka bëri revolucion në futboll”.