Dejan Maksimoviç
21 Janar 2016•Përditësim: 22 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Portieri spanjoll Victor Valdes (34) përmes përshendetjes me fansat në rrjetin social paralajmëroi se do të braktisë Manchester United, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave britanike, Valdes do të duhet të shkojë në huazim gjashtë mujor në radhët e ekipit belg Standard Liege.
Spanjolli në profilin e tij në Twitter në fotografinë e fushës së stërvitjes së Manchester United shkroi “Falemnderit të gjithëve për mbështetjen gjatë këtyre muajve të punës së palodhshme me mua. Kurrë nuk do t’iu harroj. Shihemi së shpejti”.
David de Gea, portieri i parë i Manchester United, reagoi përmes një posti dhe i dëshiroi shumë fat në të ardhmen.
“Shumë kemi mësuar nga më i miri. Sukses miku im në episodin e ri’, porositi de Gea. Përfaqësuesi spanjoll para një viti nënshkroi kontratë 18 mujore me Manchester United. Por, karriera e tij stagnoi prej kur pati konflikt me trajnerin Louis van Gaal.