Dejan Maksimoviç
21 Janar 2016•Përditësim: 22 Janar 2016
MELBURN (AA) – Ish lojtari më i mirë i botës në tenis, Lleyton Hewitt (34) ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në singëll, gjatë raundit të dytë të turneut Australian Open. Karrierën e tij të shkëlqyeshme ai e përfundoi me humbje nga spanjolli David Ferrer me rezultatin 0:3, në sete 2:6, 4:6, 4:6, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fundin e sfidës, Hewitt mbajti një fjalimi emocional, duke folur para publikut në "Rod Laver Arena".
"Gjatë gjithë karrierës sime kam dhënë 100 përqind nga vetja. Pjësëmarrja në 'Australian' ka qenë një nder i madh për mua. Ndjejë krenari që gëzova përkrahjen e këtij publiku. Në këtë fushë kam shënuar suksese të shumta prandaj jam jashtëzakonisht i lumtur që pikërisht këtu po përfundoj karrierën time", tha Hewitt.
Para se të përfundojë karrierën dhe të marrë drejtimin e kombëtares së Australisë në tenis, Hewitt do të luajë së paku edhe një ndeshje në çifte ku të premten me bashkëkombasin Sam Groth do të luajë ndëshjen e xhiros së dytë kundër finlandezit Henri Kotinen dhe australianit John Peers.
Me fitoren e tij, Fererr në fakt vuri pikë në karrierën e australianit të shkëlqyeshëm.
"Kjo është një ditë pikëlluese për tenisin. Ai është një tenist i jashtëzakonshëm. Kisha nderin ta kem për kundërshtar në ndeshjen e tij të fundit”, tha Fererr.
Hewitt u paraqit në skenën profesionale të tenisit në vitin 1998 dhe vetëm pas tre viteve, arriti majën e ATP listës me vetëm 20 vjet. Ka fituar dy Grand Slam turnire, US Open 200 dhe Wimbledon në vitin 2002.