Dejan Maksimoviç
06 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Përfaqësuesit e Manchester United kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Jose Mourinhos, ish-trajner i Chelsea të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç pohojnë mediat britanike, marrëveshje nuk është arritur, por negociatat kanë filluar. Nga klubi tani për tani nuk duan të komentojnë.
Shumica konsiderojnë se sjellja e Mourinhos në bankinën e Manchester United do të ishte kundërpërgjigjja e duhur ndaj ardhjes së Josep Pep Guardiolas në rivalin e tyre të qytetit City nga sezoni i ardhshëm.
Në mesin e atyre që janë të bindur se “djajtë e kuq” do ta bëjnë këtë është edhe Jemie Redknaap, ish-futbollisti i Liverpoolit, sot konsultat ekspert i Skysport.
“United do të duhet të sjellë ish- trajnerin e Chelsea pasi Manchester City zyrtarisht konfirmoi dakordimin e marrëveshjes me Guardiolan”, konsideron Redknaap.
Ardhja e Mourinhos në bankinën e Unitedit do të thotë edhe ripërsëritjen e rivalitetit me Guardiolën i cili filloi në Spanjë, kur portugezi udhëhiqte Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013.