Mustafa Çiftçi
23 Qershor 2016•Përditësim: 24 Qershor 2016
ANTALIA (AA) - Në kuadër të evenimentit të 10 vjetorit të Fondacionit Samuel Eto'o, një numër i madh i yjeve të futbollit ndër të cilët edhe Messi, Neymar, Suarez, Maradona, Iniesta dhe Arda Turan do të takohen në qytetin Antalia të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga World Tourism Forum thuhet se Samuel Eto'o në Kamerun futbollin e përdori si një mjet të intergrimit social ka arritur të bëjë një sërë projektesh për arsimimin e fëmijëve, ndjekjen e karrierave të tyre dhe zhvillimin. Ai do të bëjë edhe një projekt për herë të parë në Turqi.
Eto'o në Turqi do të sjellë një numër të madh të yjeve të futbollit në mesin e të cilëve janë edhe Messi, Neymar, Suarez, Maradona, Eden Hazard, Totti, Michael Essien, Xavi, JayJay Okocha, Pierre Emerick, Aubameyang, Iniesta dhe Arda Turan.
Futbollistët e njohur do të luajnë një ndeshje të veçantë kundër ekipit të përbërë nga turqit më 16 korrik në Antalya Arena.
Ndeshja do të zhvillohet me mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo do të krijojë një efekt të rëndësishëm në turizmin e Turqisë ndërsa pritet të ndiqet nga 33 mijë shikues.