Bedrudin Brlyavac
11 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Pas ndeshjes kundër Las Palmas në fund të shtatorit të këtij viti kur Lionel Messi lëndoi ligamentet e gjurit të majtë, parashikimet nuk ishin shumë optimiste për kthimin e tij të shpejtë në fushë, raporton Anadolu Agency (AA).
Madje, ishte theksuar se duheshin të paktën dy muaj pushim, por, siç njoftuan mediat spanjolle, argjentinasi pas 45 ditëve ka bërë stërvitjet e para me top.
Ende nuk dihet nëse Messi do të jetë i gatshëm për ndeshjen kryesore në El Clasico, e cila pritet të zhvillohet më 21 nëntor.
Ndryshe, Barcelona pa Messin zhvilloi nëntë ndeshje, prej të cilave shtatë i fitoi, një e humbi dhe në njërën barazoi. Në këtë periudhë Barça shënoi 21 gola, prej të cilave Neymar 10 ndërsa Luis Suzrez 8 gola.