Doga Kirmizioglu
23 Shkurt 2018•Përditësim: 24 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Në qytetin Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i të tetës së finales në UEFA Ligën e Evropës, ku ndeshja kryesore veçohet derbi mes Milan dhe Arsenal, raporton Anadolu Agency (AA).
Shorti është hedhur në qendrën e UEFA-s në Nyon, ku janë përcaktuar ndeshjet e të tetës së finales, të cilat do të luhen më 8 dhe 15 mars.
Sipas shortit këto ekipe do të përballen në të tetën e finales:
Lazio (Itali) - Dinamo Kiev (Ukrainë)
Leipzig (Gjermani) - Zenit (Rusi)
Atletico Madrid (Spanjë) - Lokomotiv Moscow (Rusi)
CSKA Moskova (Rusi) - Olympique Lyon (Francë)
Olympique Marseille (Grancë) - Athletic Bilbao (Spanjë)
Sporting Lizbon (Portugali) - Viktoria Plzen (Çeki)
Borussia Dortmund (Gjermani) - Salzburg (Austri)
Milan (Itali) - Arsenal (Angli)