Hatice Özdemir Tosun
12 Mars 2022•Përditësim: 13 Mars 2022
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu vazhdoi takimet dypalëshe në ditën e dytë të Forumit të Diplomacisë në Antalya.
Në takimin me Borrell u diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe në Qipro.