Zuhal Demirci
13 qershor 2019•Përditësim: 13 qershor 2019
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se nuk pajtohen nga bashkëpunimi i afërt i Francës me YPG, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu pas takimit me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, në kryeqytetin Ankara, zhvilluan konferencë shtypi të përbashkët.
Kryediplomati turk shprehu vlerësimin e vendit të tij për masat që Franca ka marrë në lidhje me anëtarët e organizatës terroriste PKK.
Çavuşoğlu theksoi se me Francën në të gjitha temat për Sirinë me përjashtim të një teme plotësisht përputhen mendimet dhe tregoi se në lidhje me situatën në terren, procesin politik, agresivitetin e regjimit dhe integritetin territorial të Sirisë janë duke vepruar së bashku.
"Por nuk pajtohemi nga bashkëpunimi i afërt i Francës me YPG-në e cila nuk ka asnjë dallim nga PKK dhe vërejmë që kjo pasqyron në shumë çështje përfshirë bashkëpunimin tonë në NATO. PKK është e barabartë me YPG. Prandaj, nuk i ngjan Francës që të jetë në bashkëpunim me YPG-në, përderisa nga ana tjetër merr masa ndaj PKK-së. Është kërcënim për të ardhmen e Sirisë, integritetin kufitar, integritetin territorial. Gjithashtu është një çështje e ndjeshme për sigurinë tonë kufitare si dhe sigurinë e vendit dhe popullit tonë", u shpreh Çavuşoğlu.
- Pretendime për armëpushim në Idlib
Çavuşoğlu më tej theksoi se janë duke bërë atë që u takon në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Idlibit, nga ana tjetër regjimi nuk beson në zgjidhje politike por se në ushtarake.
Ai tërhoqi vëmendjen se sulmet e regjimit ndaj Idlibit në kohët e fundit janë rritur, veçanërisht shënjestrohen civilët, shkollat dhe spitalet.
"Për momentin nuk është e mundur të themi se është arritur një armëpushim" tha ai duke treguar se janë duke dhënë përpjekje intensive me Rusinë për të ndaluar përleshjet.
- "Në lidhje me Idlibin e mbështesim Turqinë"
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Francës, Le Drian, komentoi pretendimet e shtypit qipriot rreth asaj se Franca do të vendos bazë në Administratën Greke Qipriote dhe se do të bëjë të përhershme prezencën ushtarake.
"Franca nuk parashikon vendosjen e një baze ose njësie ushtarake në Qipro. Shtypi qipriot gabon", theksoi Le Drian. "Në lidhje me Idlibin e mbështesim Turqinë. Duhet të sigurojmë respektimin e armëpushimit", tha ndër të tjerat ai.