Hatice Özdemir
30 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga Kryeministria thuhet se në këtë bisedë kreu i qeverisë turke, ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së rreth ndihmës për stabilitetin dhe sigurinë në Libi si dhe për ndërmarrjen e një iniciativë të fuqishme për heqjen e rrezikut të DAESH-it në këtë vend.
Burimet pranë Kryeministrisë theksojnë se kjo telefonatë ka ardhur pas një kërkese të Sekretarit, Ban Ki-moon.