Behçet Alkan
09 Prill 2017•Përditësim: 09 Prill 2017
NEVSEHIR (AA) - Të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në aksidentin që ka ndodhur sot në mëngjes nga rrëzimi i një baloni me turistë në rajonin Kapadokia të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Balonat me turistë fluturuan këtë mëngjes nga destinacioni turistik Goreme, kurse një nga balonat me rastin e uljes në Ostahisar u përplas me shtyllën elektrike dhe u rrëzua në tokë.
Në aksidentin në Kapadokia është plagosur edhe basketbollisti Palacios
Në mesin e të plagosurve në aksidentin që ka ndodhur sot në mëngjes, në rrëzimin e balonës me turistë në rajonin turk Kapadokia, është edhe lojtari i klubit të basketbollit Tofas, Juan Palacios.
Zyrtarët e klubit gazertarit të AA i thanë se në balonë ndodhej edhe Palacios me të dashurën. Ai pësoi dëmtime të lehta.
Basketbollisti kolumbian dhe e dashura e tij janë shtruar në spital, kurse gjendja e basketbollistit është e mirë, ndërsa vajza vazhdon të trajtohet.
Sipas raporteve të para nga terreni, të paktën një turist ka humbur jetë, kurse 20 janë plagosur.