Rahmi Gündüz
06 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
PARIS (AA) - Kryetari i Komitetit për Turizëm në rajonin e Parisit, Frederic Valletoux tha se në 10 muajt e fundit numri i turistëve të huaj të cilët e kanë vizituar kryeqytetin francez është zvogëluar për 1.8 milionë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Valletoux në konferencën për mediat lidhur me sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015 të cilat e përgjakën Parisin tha se "Numri i turistëve të huaj të cilët e kanë vizituar Parisin këtë vit mes datave 1 janar dhe 31 tetor është zvogëluar për 1.8 milionë persona në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar".