Oktay Bayar
19 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
BITLIS (AA) - Banja termale Budakli në lagjen Guroymak në qytetit Bitlis në Turqi, gjatë muajve të dimrit ka zgjuar interesin e fotografëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Fotografët nga mbarë Turqia të cilët grumbulluan në rajon, fotografojnë fëmijët që në banjëm me nxehtësi 40 gradë celsius hynë së bashku me buajt dhe kuajt e tyre.
Kryetari i Shoqatës së Fotografëve në Bitlis, Iskender Selçuk, në deklaratën e tij tha se pavarësisht kushteve të vështira të dimrit fotografët vijnë në banjën termale Budakli për t'i fotografuar këto momente.
Ai thotë se banja termale për fotografët është vend unik. ''Kjo është një fushë shumë e bukur dhe është një qendër tërheqëse për fotografët. Këtu vijnë shumë fotografë nga pjesët e ndryshme të Turqisë'', tha Selçuk.
''Ne si fotografë vijmë dhe fotografojmë këtë bukuri këtu. Ky vend është një qendër tërheqëse për fotografët. Këtu vijnë fotografë jo vetëm nga rajoni por nga gjithë Turqia'', shprehet fotografi Ozkan Olcay.
Ismail Araboga, një tjetër fotograf potencon se herë pas here vijnë në banjën termale për të fotografuar dhe se mysafirëve që vijnë jashtë qytetit ua prezantojnë banjën termale.