Furkan Güldemir
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
BEJRUT (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në kuadër të një vizite pune në Liban është takuar me Presidentin Mishel Van, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Libanit ka pritur ministrin Çavuşoğlu dhe delegacionin që ai kryeson në rezidencën presidenciale në Baabda.
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Libanit, theksohet se ministri Çavuşoğlu i ka përcjellë Van "mesazhin e urimit" nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Gjithashtu në deklaratë është vënë në dukje se Çavuşoğlu ka theksuar se po punojnë së bashku për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për stabilitetin e Libanit.
Ndërsa sipas informacioneve të marra nga burimet e Ministrisë së Jashtme theksohet se ministri Çavuşoğlu është shprehur se "në takimin tonë me Presidentin Mishel Van kemi vënë theksin në mbështetjen që kemi dhënë për Libanin dhe popullin e Libanit."