Hanife Erdinç
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
ÇANAKALE (AA) - Në rajonin Ayvacık të qytetit Çanakale të Turqisë ndalohen 456 shtetas të huaj të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve mësohet se ekipet e Rojës Bregdetare për ndalimin e klandestinëve me shtetësi të huaj të cilët me gomone tentonin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos ndërmorën operacione në orë të ndryshme në rajonet Esmece Burnu, Yeşil Liman, Bademli dhe Korubaşı.
Gjatë operacioneve u ndaluan 456 persona me shtetësi afgane, siriane dhe iraniane, ku mes tyre kishte gra dhe fëmijë të cilët u dërguan në rajonin Küçükkuyu me anijen e kërkim-shpëtimit "TCSG Yaşam".
Ndër të tjera theksohet se ka krijuar një trishtim pamja e tre vëllezërve të cilët ishin djegur në fytyrë dhe në trup gjatë bombardimeve të shtëpisë së tyre në Siri pasi zbritën në anijen e Rojës bregdetare. Gjithashtu theksohet se në lidhje me ngjarjen është konfiskuar edhe një skaf.