Fahri Aksüt
05 Dhjetor 2019•Përditësim: 05 Dhjetor 2019
Policia turke ka sekuestruar 24 ton alkool etilik në një operacion kundër pijeve të kontrabanduara në kryeqytetin e vendit Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në operacion, autoritetet arrestuan dy të dyshuar në një magazinë për përfshirje në prodhimin e pijeve që do të konsumoheshin në festimet e Vitit të Ri.
Për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit, policia turke rrit operacionet dhe inspektimet në prag të Vitit të Ri.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, forcat e policisë dhe xhandarmërisë sekuestruan afër 700 mijë shishe dhe 1.5 milion litra (gati 400 mijë gallon) pije alkoolike.
Pijet e kontrabanduara shpesh shkaktojnë vdekje dhe sëmundje serioze të përhershme.