Tuğrul Çam
05 Dhjetor 2019•Përditësim: 05 Dhjetor 2019
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, dhe Komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, të cilët filluan detyrën më 1 dhjetor, vizitën e parë zyrtare do ta realizojnë nesër në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Schinas dhe Johansson do të realizojnë një vizitë pune në Turqi.
Delegacioni i Komisionit Evropian gjatë qëndrimit në Ankara do të këmbejnë mendime me zyrtarët turq për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe për bashkëpunimin në fushën e migrimit.
"Fakti që Schinas dhe Johansson me detyra të reja realizojnë vizitën e tyre të parë zyrtare në vendin tonë kandidat për në BE, konfirmon rëndësinë që BE i kushton marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit me vendin tonë, veçanërisht në lidhje me migrimin dhe sigurinë", thuhet në njoftimin e ministrisë turke.