Ali Özak
08 Korrik 2017•Përditësim: 09 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) – Përfaqësuesit e mediave të Kazakistanit vizituan Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Stamboll.
Përfaqësuesit e mediave kazake u pritën nga Koordinatori Rajonal për Azinë dhe Kaukazin, Yilmaz Yaman, i cili njoftoi për aktivitetet e AA-së brenda dhe jashtë shtetit.
Duke bërë të ditur se AA ka caktuar korrespodentë në Kazakistan para dy vitesh, Yaman tha se po vazhdojnë punimet për formimin e Zyrës së re dhe se dëshirojnë ta fuqizojnë strukturën e agjencisë në Azi.
Yaman përfaqësuesve të mediave kazake u tha se lajmet që vijnë nga Turqia duhet të ndiqen nga AA-ja dhe se sidomos nuk duhet të ndikohen nga lajmet negative dhe fushatave të njollosjes së krahut mediatik të Organizatës Terroriste FETO.
Kurse përfaqësuesi i mediave kazake, Murıybek Zhenisbek duke theksuar marrëdhëniet vëllazërore mes Kazakistanit dhe Turqisë, shprehu besimin se në të ardhmen do të ketë punime më të planifikuara me këtyre dy vende, sidomos në aspektin mediatik.
Pas këtij takimi, përfaqësuesit e medave kazake të cilët vizituan Zyrën e AA-së në Stamboll, biseduan me punonjësit e AA-së dhe morën informacione për punën e tyre.