Hüseyin Bağış
21 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
STAMBOLL (AA) – Në lagjen Bahcelievler të Stambollit është shembur një kullë shtatë-katështe nga e cila ishin evakuuar banorët më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërtesa ishte shtrembëruar pas së cilës ishin shtuar mundësitë për shembjen e saj.
Ajo, si dhe ndërtesat përreth saj u boshatisën, kurse në atë pjesë janë marrë masa të sigurisë.
Menjëherë më pas ndërtesa u shemb me një zhurmë të madhe. Nën rrënoja ka mbetur e ngujuar një makinë pune e ndërtimtarisë.
Duke iu falënderuar evakuimit të shpejtë të banorëve nuk pati viktima dhe të plagosur.