Halil Demir
12 Shtator 2017•Përditësim: 13 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) - Në një operacion të ndërmarrë në Stamboll kundër organizatës terroriste DEASH, njoftohet se janë ndaluar 25 persona nga të cilët 22 prej tyre të huaj, ku 3 persona përgjegjës të nivelit të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se ekipet e drejtorisë së anti-terrorizmit nisën punimet për kapjen e 3 përgjegjësve të nivelit të lartë të cilët kishin dhënë urdhër dhe kishin planifikuar akte në emër të DEASH-it.
Ekipet në kuadër të hetimit në fjalë kanë ndërmarrë operacione të njëkohshme në 3 adresa të ndryshme në 2 rajone të Stambollit, ku si rezultat kanë ndaluar 25 të dyshuar, nga të cilët 3 prej tyre me funksion përgjegjës.
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara bëhet e ditur se janë konfiskuar një numër i madh dokumentesh dhe materialesh dixhitale të organizatës. Ndërsa ende vazhdojnë procedurat në polici për personat e dyshuar të ndaluar.