Emrah Güney,Uğur Samet Avcı
19 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) – Në rajonin Silivri të Stambollit në Turqi vazhdojnë punimet ku si pasojë e të reshjeve të dendura të shiut rreth 500 shtëpi mbetën nën ujë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas të shirave të dendur në orët e djeshme të mëngjesit që ndikuan në gjithë Stambollin, vazhdojnë punimet në rajonin Silivri, i cili është ndër qarqet më të goditura nga reshjet.
Në qark, ku në lagjen Gymyshkaja rreth 500 vendbanime kanë mbetur nën ujë, vazhdojnë punimet e ekipeve të Komunës Metropolitane të Stambollit (IBB), guvernatorit dhe të Komunës së Byjykçekmexhesë.
Në lagjen ku përveç evakuimit të ujit po bëhen edhe punimet e pastrimit dhe të dezinfektimit, autoritetet zhvillojnë punimet e vlerësimit të dëmeve. Në punime po ndihmojnë edhe qytetarët.
Shtëpia është mbuluar me ujë në thellësi prej një metër”
Një nga qytetarët shtëpia e të cilit ka mbetur nën ujë, 66 vjeçari Halil Demir në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se dje në mëngjes janë zgjuar me ndikimin e reshjeve të dendura dhe se menjëherë kanë dalë nga shtëpia.
“Gruaja përjetoi sulm në zemër. Pasi gruaja u zgjua morëm disa gjëra nga shtëpia dhe dolëm. Shtëpia u mbush me ujë në thellësi prej një metër. Si pasojë, ne kemi dëme serioze. Aktualisht ne nuk kemi asgjë", tha ai.
Ekipet e IBB-së të cilat po shërbejnë me 47 mjete dhe me një personel prej më shumë se 150 personash, kanë shpejtuar evakuimin e ujit duke hapur kanalet prej 5 zonave të ndryshme.
Në anën tjetër ekipet e zjarrfikësve të IBB-së, që nga dita e djeshme e deri më tani kanë shpëtuar 460 qytetarë, 20 kafshë shtëpiake dhe 77 mjete.
Ndërkaq mësohet se qytetarët shtëpitë e të cilëve janë përmbytur, natën e kanë kaluar në hotelet përreth.