Fahri Aksüt
20 Tetor 2019•Përditësim: 21 Tetor 2019
Organizata terroriste PKK hapi zjarr ndaj ushtarëve gjatë një patrullimi në rrethin Doğubeyazıt në provincën Ağrı të Turqisë lindore, duke plagosur pesë prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, terroristët e PKK-së sulmuan me raketa një automjet të blinduar të ushtrisë turke gjatë patrullimit të tij përgjatë kufirit me Iranin.
Ushtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spitalet shtetërore në Doğubeyazıt dhe Iğdır.
Pas sulmit, në rajon u dërguan trupa përforëcuese për të kryer një operacion kundër terroristëve.