Ata Ufuk Şeker
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) – Aviokompania turke Turkish Airlines (THY) prej sot fluturon pesë herë në ditë në kryeqytetin belg Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i THY-së për Bruksel, Veysel Serdar për AA tha se kjo aviokompani përsërit fluturimet pesë herë në ditë në aeroportin Zaventem në Bruksel, siç ishte rasti para sulmeve terroriste në këtë qytet.
“THY prej sot, 25 qershor, sërish fluturon pesë herë në ditë për në Bruksel”, tha Serdar, duke shtuar se për dy ditë fillojnë edhe çarter fluturimet nga qyteti turk Eskisehir.
Ai po ashtu tha se aeroporti Zaventem në Bruksel tërësisht është rindërtuar dhe se pasagjerët më nuk do të kenë vështirësi gjatë udhëtimit.
Gjatë sulmeve terroriste në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metros Maelbeek më 22 mars, 32 persona humbën jetën ndërsa 270 u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DAESH.