Ömer Yıldız
08 Qershor 2022•Përditësim: 08 Qershor 2022
Të paktën 10 shtetas të huaj u arrestuan në një operacion kundër organizatës terroriste DAESH në provincën Adana të Türkiye-s (Turqi), raporton Anadolu Agency (AA).
Policia nisi operacionet për kapjen e të dyshuarve që besohet se kanë lidhje me DAESH-in në Siri, thanë burimet e sigurisë në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.
Të dyshuarit u arrestuan në adresa të ndryshme në të gjithë provincën.
Türkiye ishte një nga vendet e para që e shpalli DAESH-in grup terrorist.
Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga organizata terroriste, e cila ka kryer të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Si kundërpërgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.