Yusuf Koyun
03 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
ADANA (AA) - Një person ka mbetur i lënduar gjatë aksidentit të trafikut në qytetin jugor të Turqisë, Adana, si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion i cili po transportonte mandarina, raporton Anadolu Agency (AA).
Një autobus i vogël është përplasur me një kamion në qendër të Adanës, pa shkaktuar lëndime trupore të njerëzve. Mirëpo pas përplasjes kamioni është rrokullisur, ndërsa mandarinat të cilat kanë qenë brenda janë derdhur në rrugë duke mbuluar në tërësi një automjet.
Shoferi i veturës Selim Kazan ka mbetur i mbuluar nga një sasi e madhe e frutave ndërkohë që ekipi i zjarrfikësve i kishte dalë në ndihmë, por mandarinat që kishin mbuluar në tërësi automjetin e vështirësonin punën. Në fund zjarrfikësit u detyruan të prenë kulmin e makinës.
Shoferi me lëndime të lehtë u dërgua në spital.