Tuba Onğun
13 Korrik 2022•Përditësim: 14 Korrik 2022
Shkalla e papunësisë në Türkiye (Turqi) ra në 10.9 për qind në maj, 0.3 pikë përqindje më poshtë nga një muaj më parë, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i personave të papunë, të moshës 15-vjeç e lart, ra me 56 mijë në baza ujore në afro 3.8 milionë në maj, thuhet në deklaratën e Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).
Shkalla e papunësisë ishte 9.5 për qind tek meshkujt dhe 13.8 për qind tek femrat në po këtë muaj.
TurkStat tha se numri i të punësuarve u rrit në 30.8 milionë në maj, me një rritje prej 358 mijë nga prilli ndërsa shkalla e punësimit qëndroi në 47.8 për qind me një rritje prej 0.5 pikë përqindjeje.
Fuqia punëtore u rrit me 302 mijë në 34.6 milionë gjatë të njëjtës periudhë dhe shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte në 53.6 për qind me një rritje prej 0.4 pikë përqindjeje.