Gökhan Ergöçün
17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Në tremujorin e parë në Turqi janë hapur 27.908 kompani, duke shënuar një rritje prej 26.09 për qind në bazë vjetore, njoftoi sot Unioni Turk i Odave dhe Bursave (TOBB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa rreth 3.705 kompani dolën nga biznesi në tremujorin e parë që përbën 16.07 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, thuhet në raportin e TOBB.
Shumica dërmuese, 86.6 për qind e kompanive të reja të krijuara ishin kompani të kufizuara.
Në vitin 2019 u hapën 3.160 kompani me partnerë të huaj.
Grupi më i madh i kompanive, 11.738, hapën dyert e tyre në qendrën tregtare të vendit Stamboll, e ndjekur nga kryeqyteti Ankara me 2.709 dhe qyteti i Egjeut, Izmiri me 1.649.
Gjatë këtij tremujori u lançuan edhe 395 kooperativa.
Ndërkohë, numri i kompanive të reja të ngritura u rrit në 17.27 për qind ndër vite në mars për të arritur në 7.057 kompani në bazë vjetore.
Në mars, 640 kompani mbyllën dyert e tyre me 7.4 për qind më shumë të njëjtin muaj në vitin 2019.