Gökhan Ergöçün
17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Deri në fund të vitit 2019 Turqia numëronte 22.87 milionë fëmijë, apo 27.5 për qind e popullsisë së përgjithshme prej 83.15 milionë banorë, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një vit më parë, fëmijët përbënin 28 për qind të popullsisë ndërsa ky numër në vitin 1970 ishte 48.5 për qind, kurse në vitin 1990 ky numër ra në 41.8 për qind, theksohet në raportin e Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).
"Sipas parashikimeve të popullsisë, përqindja e numrit të fëmijëve parashikohet të jetë 27 për qind në 2023, 25.6 për qind në 2030, 23.3 për qind në 2040, 20.4 për qind në 2060 dhe 19 për qind në vitin 2080", thuhet më tej.
Raporti i fëmijëve në popullsinë e BE-së është 18.6 për qind, në krye të së cilës qëndron Irlanda me 24.5 për qind, e ndjekur nga Franca me 21.7 për qind.
"Vendet me përqindjen më të ulët të numrit të fëmijëve janë Italia me 16 për qind, Malta me 16.2 për qind dhe Gjermania me 16.4 për qind", nënvizoi raporti.
Varësia e numrit të fëmijëve vazhdon të bie
Raporti tregon se varësia e numrit të fëmijëve në grupmoshën 0-14 vjeç për 100 persona në grupmoshën 15-64 vjeç, në fund të vitit të kaluar në Turqi u regjistrua në 34.1 për qind ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 34.5 për qind.
Shkalla e varësisë së fëmijëve pritet të ulet në 33.5 për qind në vitin 2023, 29.9 për qind në 2040 dhe 28 për qind në vitin 2080, njofton TurkStat.
Në vitin 2019, emrat më të njohur në Turqi ishin Jusuf për djem dhe Zejnepe për vajza.
Ndërsa niveli neto i regjistrimit në shkollë në nivelin e shkollës së mesme të ulët ishte 93.3 për qind, regjistrimi në shkollë për fëmijët në moshën 5 vjeç ishte 75.2 për qind në vitin shkollor 2018-2019.
Raporti neto i shkollimit në nivelin e shkollës fillore ishte 91.5 për qind vitin e kaluar, vuri në dukje Instituti, duke shtuar se nuk pati ndonjë ndryshim të rëndësishëm midis vajzave dhe djemve.
Numri i fëmijëve vitin e kaluar të angazhuar në aktivitete ekonomike ishte 720 mijë, thuhet në raport.
Jetëgjatësia e popullsisë së përgjithshme ishte 78.3 vjeç. Për meshkujt ishte 75.6 vjeç ndërsa për femrat 81 vjeç, njofton TurkStat.