Sercan Küçükşahin
02 nëntor 2021•Përditësim: 02 nëntor 2021
Të paktën 17 terroristë të dyshuar të DEASH-it u arrestuan në Turqinë qendrore, njoftuan sot burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia në provincën Kayseri nisi një operacion kundër operativëve të organizatës terroriste në Siri dhe Irak, tha burimi në kushte anonimiteti.
Të dyshuarit u arrestuan në një operacion të njëkohshëm, kurse gjatë operacionit u konfiskuan edhe materiale të ndryshme.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DAESH-in organizatë terroriste.
Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.