Fatih Hafız Mehmet
14 Shkurt 2019•Përditësim: 14 Shkurt 2019
BURSA (AA) – Gjatë një operacioni të policisë turke kundër grupit terrorist DEASH sot janë arrestuar 52 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni u krye në pesë adresa në distriktin qendror Osmangazi të qytetit veriperëndimor Bursa, theksojnë burimet.
Të dyshuarit e arrestuar janë sirianë, shtuan burimet.
Forcat e sigurisë kanë qenë të përfshirë në një fushatë të gjatë për të pastruar Turqinë nga terroristët e DEASH-it.
Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën gjatë sulmeve të DEASH-it në Turqi, ku grupi terrorist ka vënë në shënjestër civilët në sulme vetëvrasëse, raketa dhe sulme me armë.