Satuk Buğra Kutlugün,Emin Avundukluoğlu
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
DIYARBAKIR (AA) – Kryebashkiakja e qytetit më të madh në Turqinë juglindore Diyarbakir, Gültan Kışanak është arrestuar në kuadër të hetimeve për aktivitetet e organizatës terroriste PKK në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paemëruar i sigurisë për AA tha se kryebashkiakja Kışanak është arrestuar mbrëmë vonë në aeroportin e Diyarbakirit në operacionin e Drejtorisë rajonale të policisë.
Përveç kryebashkiakes Kışanak në operacionin e njëjtë mbrëmë u arrestua edhe Firat Anli, po ashtu përfaqësues i zgjedhur i Kuvendit të Qytetit në Diyarbakir.