Sıtkı Yıldız
01 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
STAMBOLL/VAN (AA) – Udhëheqësit e Partisë pro-kurde, Demokratike Popullore (HDP), Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag votuan duke shprehur shpresën se rezultatet e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare do të forcojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin demokratik të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti HDP, Demirtas votoi sot në Stamboll dhe tha se e vetmja dëshirë e HDP-së është që rezultatet e zgjedhjeve të sotme të janë në favor të stabilitetit, paqes dhe demokracisë së brendshme të Turqisë.
Pas votimit Demirtas tha se zgjedhjet e sotme janë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme historike për vendin dhe se dëshira dhe kërkesa e të gjithë qytetarëve turq është paqja dhe stabiliteti.
"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë. Në duart e popullit është vendimi për të ardhmen tonë", tha Demirtash.
Përveç kryetarit, kjo parti ka edhe bashkë-kryetaren, Figen Yukseksag, e cila votoi në Van, qyteti turk në lindje të vendit.
"Jam e bindur se nga këto kuti votimi do të dalin rezultate që do të çojnë vendin në një të ardhme demokratike dhe prosperuese", ka thënë Yuksekdag.
Në anën tjetër, kryetari i bordit të HDP-së në qytetin Kiriklareli, Feyaz Sahin sot në mëngjes u arrestua për kërcënimet që iu kishte drejtuar vëzhgueseve në një nga qendrat e votimit dhe prishjes së procesit zgjedhor.
HDP është parti e majtë pro-kurde, e themeluar në nëntor të vitit 2012. Deklaron që përfaqëson interesat e njerëzve të cilët janë në margjinat e shoqërisë, si gratë, minoritetet, homoseksualët, etj. Ata kundërshtojnë kapitalizmin dhe mos tolerancën fetare. Në zgjedhjet e kaluara në listat e tyre ishin përfshirë 50 përqind gratë dhe 10 përqind komuniteti LGBT.
Partia ka kandidatë nga pakicat të ndryshme, si Alevit, Armen, Azerë, Romë dhe të tjerë. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare më 7 qershor për herë të parë garuan si opsion i pavarur dhe siguruan hyrje në parlament, e cila fitoi 80 vende.
Në garën për 550 vendet e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë marrin pjesë 16 parti dhe 21 kandidatë të pavarur. Pragu zgjedhor është dhjetë përqind. Rezultatet paraprake priten disa orë pas mbylljes së vendvotimeve.