Cemal Aşan
18 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Në provincën Van të Turqisë janë ndaluar 163 migrantë të cilët në këtë vend kanë hyrë në mënyrë të parregullt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Xhandarmërisë bëri të ditur se në kuadër të luftës kundër migracionit të parregullt, organizohen patrullime në distriktet Gürpınar, Çaldıran dhe Başkale.
Ekipet e xhandarmërisë në Gürpınar ndaluan 41 migrantë, ndërsa në Çaldıran dhe Başkale 122, të cilët më pas iu dorëzuan Drejtorisë për Menaxhim të Migracionit.