Nuray Tunçay
03 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
VAN (AA) - Të paktën tetë ushtarë humbën jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur në operacionet kundër organizatës terroriste në rajonin Çaldıran të Van-it në lindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Zyrës së Guvernatorit të Van-it, në rrjedhën e opracioneve që po kryhen në zonën e malit Tendürek ka ardhur deri tek një konflikt.
Konfirmohet se tetë ushtarë e kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur.
"Personat e plagosur janë në spital për trajtim dhe janë mirë. Në rajon është duke vazhduar fushata ajrore. Gjatë operacionit janë neutralizuar 11 terroristë", thuhet nga Zyra e Guvernatorit.