Handan Kazancı
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
BITLIS (AA) - Kryebashkiaku i qytetit lindor të Turqisë, Bitlisi, u arrestua të enjten në kuadër hetimeve kundër terrorizmit, thonë burimet policore, raporton Anadolu Agency (AA).
Njësitë e departamentit për anti-terror të Policisë së Bitlisit kanë arrestuar kryebashkiakun Hysen Olan si dhe Nevin Dasdemir Dagkiran, anëtar i këshillit bashkiak, në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste PKK, thotë burimi, i cili foli në kushte anonime. Policia gjithashtu ka bastisur edhe ndërtesën e bashkisë.
Arrestimet e të enjtes janë të fundit në një seri të hetimeve ndaj zyrtarëve të qeverisjes lokale në Turqi. Më nëntor 17, kryetari i Bashkisë Tunceli, Mehmet Ali Bul, kryetari i Vanit, Bekir Kaya nga Partia Demokratike Rajonale (DBP), dhe katër zyrtarë të tjerë të komunës janë arrestuar.
Më 21 nëntor u pezulluan kryebashiaku i Mardinit, Ahmet Turk dhe Emin Irmak nga qarku Artuklu të cilët edhe u ndaluan.
Më herët gjatë këtij muaji, 13 deputetë nga Partia Demokratike Popullore (HDP) u arrestuan. Dhjetë, duke përfshirë edhe bashkëkryetarët Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag, ndodhen në paraburgim duke pritur që të dalin para gjyqit për akuza të lidhura me terrorizmin.
Në tetor, kryebashkiaku i Dijarbakirit, qytetit më të madh në juglindje të Turqisë, u arrestua dhe u burgos, i cili gjithashtu është në pritje të gjyqit për akuza të terrorizmit.
PKK e cila është listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të vjetër disa dekadëshe të armatosur në korrik të vitit të kaluar dhe është përgjegjëse për vdekjen e 1100 pjesëtarëve të forcave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Rreth 10.000 terroristë të PKK-së janë vrarë ose kapur në të njëjtën periudhë.