Sinan Uslu
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Në sulmin ajror në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit", bien dëshmorë 3 ushtarë turq ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se në kuadër të operacioneve në ofensivën "Mburoja e Eufratit", në një sulm ajror rreth orës 03.30 i cili është identifikuar se është kryer nga forcat e regjimit sirian.
"Në sulmin ajror, kanë rënë dëshmorë 3 shokë tanë, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë ndër të cilët një në gjendje të rëndë", thuhet në deklaratë duke shtuar se ushtarët e plagosur janë evakuuar nga rajoni për trajtimin e tyre mjekësor.