Necat Hazar
27 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
VAN (AA) – Gjatë bastisjes së dy autobusëve të pasagjerëve në lindje të Turqisë policia konfiskoi 177.94 kilogramë heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia në provincën lindore të Vanit njoftoi se gjatë një kontrolli rutinor në autobusin e pasagjerëve në qarkun Tusba konfiskoi 200 pako me 107.42 kilogramë heroinë.
Droga ishte e fshehur në çatinë e autobusit ndërsa shoferi dhe një pasagjer janë arrestuar dhe iu dorëzuan organeve kompetente për procesim të mëtejshëm.
Policia në rajonin turk Van sot në mëngjes operacion të ngjashëm kreu edhe në qarkun Edremit dhe në një minibus gjeti dhe konfiskoi 70.52 kilogramë heroinë.
Në këtë rast droga ishte fshehur në dyert e autobusit ndërsa shoferi dhe një pasagjer u privuan nga liria.