Zafer Fatih Beyaz
30 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
ANKARA (AA) - Numri i të arrestuarve të cilët përmes Turqisë kanë tëntuar ti bashkohen DAESH-it është rritur ndjeshëm duke kapur shifrën e 1 mijë e 139 peronave, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të marra nga Kryeministria numri i personave që kanë tentuar ti bashkohen organizatës terroriste DAESH përmes kufijve të Turqisë, të arrestuar nga Xhandarmëria turke ka ardhur në rritje.
Që prej 1 janarit të vitit të kaluar deri më tani 643 persona, anëtarë të organizatës terroriste DAESH, janë ndaluar, ndërkohë që kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të jashtligjshme në Turqi si dhe 496 të tjerë janë ndaluar në përpjekje për të kaluar kufirin e Turqisë drejt Sirisë.